Në një deklaratë të përbashkët, 79 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara dënuan sanksionet e vendosura dje nga presidenti amerikan Donald Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare.
Italia nuk është në mesin e nënshkruesve, ndërsa janë Franca, Gjermania, Spanja dhe Britania e Madhe.
Sipas tyre kjo gjykatë është “një shtyllë jetike e sistemit ndërkombëtar të drejtësisë“. Kjo gjykatë ka lëshuar urdhër-arreste ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Tv Klan