Altin Goxhaj: “Sot ndodhem këtu përball këtyre reklamave. Një ditë pasi një qytetar shqiptar u vra duke ngjitur disa postera. Jam këtu për të reaguar sepse nuk po zbatohet absolutisht udhëzimi i KQZ-së për hapësirën që duhet të kenë reklamat publike. Jam këtu pikërisht për të reaguar në mes të Tiranës, në një hapësirë tipike reklamash ku siç e shihni kryetari ka vënë hapësirë për veten e vet dhe për njerëzit e tij pranë tij. Kjo është Tirana, këtu kështu bëhet hapësira elektorale, po kështu është e gjithë Shqipëria. Ajo që mua më shqetëson dhe ajo që mendoj që është një apel që duhet të bërë KQZ-së dhe gjithë institucioneve të tjera dhe sidomos në radhë të parë bashkive të gjithë Shqipërisë, është që të mos shkaktohet dhunë, të mos shkaktohen vrasje”.

Afrim Qendro: “Dua t’ju bëj me dije dhe t’i lutesha të gjitha forcave politike, duke filluar që nga PS, PD dhe të gjitha forcat e tjera politike, KQZ-ve, subjekteve private të mos vendosin më banderola dhe mjete propagandistike të fushatës në shtyllat e ndriçimit publik dhe në pemët e qytetit. Nga ana ndërmarrëse përkatëse në Bashkinë e Tiranës, ka filluar heqja e tyre, do të hiqen të gjitha absolutisht”./tvklan.al