Liderët e Eurozonës janë mbledhur me urgjencë në Paris me shpresën për të arritur një marrëveshje mbi masat që duhen marrë për të luftuar krizën globale e konsideruar si më e rënda në këto dekada. Vëmendja e gjithë botës është përqendruar në Paris ku shpresohet se krerët e shteteve do të veprojnë në mënyrë konkrete sesa të ndalen vetëm me bisedime.
Mbledhja e Eurogrupit është organizuar nga presidenti Nikolas Sarkozy, që bashkë me 14 homologët e tij dhe kryeministrin britanik Gordo Brown, duhet të ofrojnë një zgjidhje konkrete, një plan shpëtimi gjigand për të gjitha këto vende, i njëjtë me atë të Britanisë së Madhe për shtetëzimin e bankave kryesore që janë në prag kolapsi.
Kancelaria gjermane Angela Merkel, u shpreh para takimit se është e nevojshme që ky plan masash konkrete të bëhet publik para çeljes së bursave ditën e hënë. Që kur kriza shpërtheu në kontinentin Plak, të gjitha vendet anëtare të BE-së ndoqën parimin secili për vete për të ndjerë sistemin financiar nga kriza.
Të gjitha këto vende miratuan veçmazi plane shpëtimi të bankave duke i injektuar në treg miliarda euro dhe duke shtetëzuar institucionet bazë së sistemit financiar. Por në këtë pikë kur efekti domino është më kërcënues se kurrë thotë Rojters liderët europian duhet të kuptojnë se kjo krizë ka nevojë për koordinim dhe bashkim./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle