PD ka propozuar që në projektligjin për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale, të përfshihet edhe anulimi i detyrimeve të prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
Për projektligjin që pritet që të enjten të votohet në Kuvend, Berisha tha në mbledhjen e grupit parlamentar se demokratët do të këmbëngulin deri në përfshirjen në projektligj edhe të këtij amendamenti.
Pas kërkesës së drejtuar kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropalit për ngritjen e komisionit hetimor për portin e Durrësit, kryedemokrati akuzoi qeverinë se bashkëpunon me organizata kriminale.
Para mbledhjes së grupit parlamentar, kryedemorkati Berisha ishte në forumim “Të drejtat e shkelura”, nga ku akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka rikthyer diktaturën në vend, duke theksuar se për largimin e saj duhet të vijojë mosbindja civile.
Klan News