Pas komentimit të takimit Kristi-Nadege, në studion e “Love Story Talk” ka pasur një debat mes fronistit dhe Lilit. Kjo e fundit i ka thënë Kristit se është e pamundur që të merresh me të sepse ai nuk është konsistent fare. Ndërkohë Kristi i është kundërpërgjigjur Lilit duke i thënë se madje është “sjellë si budall” me të dhe shtoi se Lili është sjellë si femër neurotike.
Lili: Është e pamundur të merresh me ty se e ndryshon strategjinë çdo 3 sekonda. Nuk je konsistent fare.
Kristi: Adaptohu! Duhet të adaptohesh.
Lili: Përshtatu dhe ti.
Kristi: Unë jam njeri kompleks, duhet të adaptohesh, e di shumë mirë.
Lili: Edhe unë jam njeri shumë kompleks kështu që është e dyanshme. Nuk është adoptohu, është e dyanshme. Adaptohemi.
Kristi: Ti ke ofruar të njëjtën gjë ka 3 muaj.
Eni Shehu: Ka ndodhur gjë jashtë kamerave që nuk e dimë në lidhje me raportin tënd me Kristin?
Lili: Asgjë nuk ka ndodhur, thjesht sjellja e Kristit sjell si pasojë sjelljen time. Është reagim-kundër reagim.
Kristi: Çfarë kam bërë unë?
Lili: Është një sjellje e akumuluar në vahdim dhe që mua më revolton.
Kristi: Definoje.
Lili: Ti duhet të sillesh korrekt.
Kristi: Unë me ty jam sjellë mëse korrekt Unë me ty jam sjellë si budall madje, e di ti.
Lili: Jo nuk je sjellë.
Kristi: I ekzagjeruar me ty. Duhet të sillesh ti më korrekt, jo unë.
Lili: Si jam sjellë deri tani?
Kristi: Si neurotike. Si femër neurotike, njëherë këtë, njëherë tjetër, mesazhe si romane kot. Ku e ke problemin?
Lili: Asnjë problem nuk kam!/tvklan.al