Leny Yoro, ishte një nga lëvizjet e bujshme të kësaj merkato vere. Mbrojtësi 18-vjeçar u transferua nga Lille, tek anglezët e Manchester United, për shumën e 62 milionë eurove.
Dëshira e mbrojtësit ishte të transferohej te Real Madrid, klub që gjithashtu kishte shfaqur interes.
Megjithatë, sipas asaj që raporton “Marca”, lojtari u kërcënua nga Lille, që të transferohej në Premier League.
Drejtuesit i kishin thënë lojtarit, që në rast se nuk do të pranonte transferimin te Manchester United, do të lihej në stol deri në fund të kontratës së tij dhe nuk do të aktivizohej asnjë minutë.
I shtyrë nga presioni dhe dëshira për të ndryshuar ambient, Yoro u transferua në “Old Trafford”, aty ku e pret kontrata 5-vjeçare.
Interes për Yoro kishin treguar edhe PSG e Liverpool, por oferta e United ishte më e lartë dhe gjithçka u mbyll shumë shpejt. /tvklan.al