Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan është pasuar me një sërë debatesh e replikash mes vajzave të kastit, ku konkurrentet janë ndarë në grupe dhe kanë sulmuar njëra-tjetrën.

Arjana, Suela dhe Enxhëll, janë treshja e vënë në shenjestër nga vajzat e tjera, teksa ato kanë rrëfyer për programin “Daily Love Story” gjithçka që nuk mundën t’jua thonin “kundërshtareve” të tyre në sy.

Vajzat janë takuar bashkë në një qendër estetike, ku kanë bërë edhe disa trajtime dhe kanë komentuar të gjithë situatën e krijuar nga debatet e ditëve të fundit.

Binjaket, Kejda, Flavia, Xhesi por edhe Meri kanë qenë emrat e përmendur për të cilat treshja ka folur paksa me tone të ashpra.

Madje, ato nuk kanë nguruar të imitojnë Albanën dhe Silvanën për italishten e tyre.

Vajzat janë pyetur nëse do ta pranonin një takim të treja me Saimirin, teksa kanë bërë edhe një krahasimin me takimin e 33-vjeçarit me binjaket.

Do ishe e gatshme ta puthje Saimirin duke qenë se e keni pasur tashmë një afrimitet?

Suela: Mund të ndodhi nuk e di. Të shohim me kalimin e kohës se tani nuk është se po vdes për puthjen e Saimirit. Ajo ndodh me ndjenjë.

Enxhëlli: Jo sepse ishte vetëm takimi i parë, pavarësisht se thanë atje jo u prekën, jo u bënë. Unë jam prekur vetëm në dorë sepse prekja e duarve është shumë e veçantë.   

Ato janë pyetur nëse konkurrentet e tjera i kanë zili, teksa nuk kanë nguruar të përmendin edhe emra.

Arjana, Suela dhe Enxhëll, kanë dhënë edhe mendimet e tyre se cila mund të eliminohet e para nga të treja.

Të pyetura se si ka lindur shoqëria e tyre, Arjana, Suela dhe Enxhëll kanë treguar historinë e njohjes dhe pozitivitetin që i ka bërë bashkë gjatë këtyre javëve.

Vajzat gjithashtu kanë treguar se cila prej tyre është më xheloze lidhur me situatat e krijuara me Saimirin.

Çfarë ka qenë ajo gjë e përbashkët që ju ka bërë ju të trejave aq shumë shoqe?

Suela: Ne kemi qenë dy muaj para se të niste emisioni gjithë kohës bashkë, kemi pirë, kemi ngrënë, kështu që do s’do ti do krijosh një miqësi. Na përshtaten dhe tipat, jemi tipat të çlirtë, të qetë. Kemi tipe të ndryshme por kjo na ngjit. Jemi tamam pozitive me njëra-tjetrën.

Enxhëll: Vajzat më transmetojnë shumë energji pozitive. I adhuroj njerëzit pozitiv që më bëjnë për të qeshur. Sa herë që më shohin të mërzitur ato vijnë dhe më pyesin Enxhëll çfarë ke, a je mirë…do të thotë kujdes familjar. Unë e vlerësoj jashtëzakonish shumë këtë gjë.

Arjana: Shoqëria jonë ka lindur që në fillimet tona, si me Suelën si me Enxhëllin. Jemi përshtatur të treja, jemi të treja shumë ndryshe por përshtatemi shumë. Suela aty më acaron, aty e dua. Enxhëllin, sa e shikoj zbutem./tvklan.al