Lëvizja Socialsite për Integrim ka prezantuar “Planin për veprim” dhe kandidatët që do të garojnë për deputetë në Qarkun e Beratit në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Gjatë një takimi me mbështetës dhe simpatizantë të kësaj partie, kryetari i LSI-së Ilir Meta u shpreh se koha për veprim është koha për largim e kryeministrin Berisha nga pushteti.
Ilir Meta: “Jo vetëm Berati, por e gjithë Shqipëria në 28 qershor, do t’i thotë dil në pension Sali Berisha dhe LSI ka dhe një ligj shumë të mirë për moshën e tretë sepse ka ardhur koha për veprim për t’i nxjerrë shqiptarët nga kriza dhe varfëria, ku ti i fute.”
Duke u shprehur i sigurt në fitoren e 28 qershorit, Meta tha, se “Plani për veprim” synon të ofrojë perspektiva të reja për të gjithë shqiptarët, duke filluar nga punësimi që qëndron në themel të programit elektoral e qeverisës të LSI-së./tvklan.al
Gazetare: Jolldiz Mitro