Qarku i Fierit rezulton prodhuesi më i madh i sasisë së drithërave përgjatë vitit 2023. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi së fundmi raportin mbi statistikat e bujqësisë, sipas të cilit prodhimi i drithërave në vitin 2023 është 701.314 ton, ndërsa qarku i Fierit ka nivelin më të lartë me 176.584 ton, pasuar nga qarqet Elbasan me 95.572 ton dhe Korçë me 83.889 ton.
Rritja e lehtë e prodhimit të drithërave gjatë vitit 2023 lidhet me fillimin e një prirjeje të fermerëve shqiptarë për të kultivuar grurë, pas rritjes së çmimit në tregun ndërkombëtar të grurit dhe të miellit për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Në vitin 2023, prodhimi i perimeve është 1.384.483 tonë.
Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier, Tiranë e Berat. Sipas INSTAT-it, në vitin 2023, prodhimi i perimeve në serra përfaqëson 22,43 % të prodhimit gjithsej të perimeve, nga ku 78,50 % e këtij prodhimi i përket Qarkut Fier dhe Berat. Përgjatë këtij viti prodhimi në sera ka një rënie me 0,16 %, krahasuar me një vit më parë.
Tv Klan