Ministri i Jashtëm Lulzim Basha ka qenë në Labinot Mal të Elbasanit, Basha pranoi se vetë në këtë komunë qeveria ka shpenzuar 1.5 milion euro ndërsa investimet do të shtohen akoma më shumë në mandatin e ardhshëm.
Lulzim Basha: “Çdo projekt të kësaj komune si deputet i ardhshëm i Elbasanit bashkë me deputetët e tjerë të ardhshëm që kam këtu rreth meje do ta shndërrojmë në realitet brenda 2 viteve të para të qeverisë, çdo rrugë e asfaltuar, çdo shkollë e konstruktuar, çdo spital dhe çdo qendër tjetër ambulatore.”
Ministri Basha duke marrë si model punën në këto komunë e krahasoi me atë të kryebashkiakut të Tiranës, i cili në çdo investim që bën sheh interesin e tij personal dhe atë të miqve të tij.
Kjo ka bërë sipas Bashës që kryeqyteti nuk ka sot një plan urbanistik, ka mungesë shkollash dhe rrugësh që janë shkatërruar plotësisht vetëm pak muaj pas përurimit./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku