Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë pikë në zemrat e udhëtarëve dhe kjo me shumë të drejtë sipas revistës franceze “Luxus Magazine”.
Sipas medias franceze interesi për vendin tonë është rritur për shkak të vendeve arkeologjike, plazheve të mrekullueshme dhe vargmaleve të egra.
Në shkrim rekomandohet të vizitohet Parku Kombëtar i Llogarasë me natyrën e tij të gjelbër dhe shtëpitë e tij të pakta tradicionale. Sugjerohen më pas Kanionet e Osumit dhe parku Kombëtar i Valbonës ku turistët do të gjejnë qetësinë e nevojshme.
“Luxus Magazine” shkruan se në vendin tonë është e vështirë për tu mërzitur pasi këtu natyra është e larmishme. Për adhuruesit e detit vendpushimet bregdetare të Sarandës dhe Dhërmiut janë pika turistike mjaft të pëlyqera nga vendas e të huaj.
Në fund thuhet në artikull gjithçka që lexuesit u mbetët të bëjnë është të rezervojnë pushimet në vendin tonë dhe të përfitojnë nga ditët me diell të Tetorit.
Klan News