Triumfon ndaj Tiranës në finale me rezultatin 2-1
Teuta fitoi për herë të parë Superkupën e Shqipërisë. Skuadra durrsake triumfoi me rezultatin 2-1 në finalen me Tiranën e luajtur në Elbasan dhe e transmetuar direkt në Klan Plus.
Një sukses tjetër pas atij të arritur ndaj bardhebluve në finalen e Kupës së Shqipërisë në fillim të muajit Gusht. Ndeshja nisi me ekipet që u treguan të kujdesshëm.
Ne mesin e pjesës së parë Rubin Hebaj kaloi në avantazh durrsakët. Sulmuesi shkodran shfrytëzoi gabimin e Ilion Likës që nuk ndali siç duhet goditjen e Florent Avdylit.
Lojtarët e Tiranës u përpoqën të barazonin rezultatin, por ishte sërish Hebaj që realizoi për Teutën. Penalltia e Lorenco Vilës u grushtua nga portieri Lika po sulmuesi i durrsakëve i tregua sërish i vëmendshëm duke realizuar 34’.
Në pjesën e dytë takimi ishte më i ndezur dhe me tension. Kapiteni Arapi u largua nga fusha pas të verdhit të dytë në të 66’. Epërsia numerike u shfrytëzua nga futbollistët e Tiranës.
Jurgen Vrapi realizoi në të 77’ golin për bardheblutë që edhe pse u përpoqën të shënonin sërish nuk ia arritën. Finalja e Superkupës së Shqipërisë çeli sezonin futbollistik në vend.
Tv Klan