Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident të ndodhur tek Ura e Peskajës në Maqellarë të Dibrës. Sipas policisë, viktima është 79-vjeçarja me iniciale A.K, ndërsa i plagosur ka mbetur djali i saj A.K. 50 vjeç.

Automjeti me të cilin udhëtonin humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur për shkak të lagështirë në rrugë. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

/tvklan.al