Shtohen dhimbjet e kokës për Neymar. Braziliani i rikthyer pas më shumë se një viti në fushën e lojës, luajti për rreth 30 minuta, duke ndjerë sërish dhimbje.
Mungesa i impenjimit ndikoi në performancën e 32-vjeçarit me Al Hilal. Në fitoren ndaj Esteghlal në Ligën e Kampionëve për zonën aziatike, Neymar ndjeu dhimbje dhe kërkoi zëvendësimin.
Sulmuesi u kthye në fushë mes frikës, teksa gjysmë ore pas qëndrimit momentit të aktivizimit tentoi të stoponte një pasim në zonë. Dëmtim që pengon Neymar për t’u stërvitur me skuadrën, pasi në kampionat nuk ka të drejtë për t’u aktivizuar.
Mitrovic shënoi tre golësh në këtë sfidë për t’i siguruar fitoren Al Hilal që numëron pikë të plota pas 4 ndeshjeve. Neymar mund të kthehet në sfidën e radhët në Ligën e Kampionëve për zonën aziatike më 26 nëntor, ku do të sfidojnë skuadrën nga Katari, Al Sadd.
Klan News