Majorka rikthehet tek fitorja pas 5 takimesh dhe shmang rënien një kategori më poshtë. Ishullorët arritën që të thyenin 1-0 Las Palmas për të shpëtuar edhe matematikisht nga zbritja në La Liga.
Një fitore minimale por tepër e rëndësishme për skuadrën ku aktivizohet sulmuesi me origjinë shqiptare, Vedat Muriqi. Madje futbollisti që përfaqëson ngjyrat e kombëtares së Kosovës ishte protagonist pasi mori pjesë në aksionin e golit të vetëm.
Realizim që nuk i shkon për shtat Granadës së Myrto Uzunit. Fitorja e Majorkës i jep matematikisht fund shpresave të skuadrës së sulmuesit kuqezi për të qëndruar sërish pjesë e elitës. Granada bie kështu në La Ligën 2, kampion të cilin e fitoi vetëm një sezon më parë.
Klan News