Pavarësisht se Kryeministri deklaroi se nuk do të ketë leje për shpime naftëkërkuese në Parkun Kombëtar të Zagorisë, Jamarbër Malltezi, në një dalje nga selia blu thotë se deklarata ishte për të frenuar protestat e banorëve.
Sipas Malltezit, Rama ka firmosur që në Parkun Kombëtar të Zagorisë, pjesë e bllokut 4, të shpohet dhe të kërkohet për naftë. Malltezi thotë se protesta dhe qendresa janë e vetmja gjuhë që njeh Edi Rama, ndaj dhe nxit vijimin e saj.
Edhe përfaqësuesit e kompanisë Shell deklaruan 2 ditë më parë se nuk do të ketë kërkime për naftë në këtë zonë, e cila gëzon një mbrojtje të veçantë nga legjislacioni shqiptar.
Tv Klan