Kjo autoambulancë ishte nisur në ndeshjen futbollistike të Maqedonias kundër Vardarit në lagjen Gjorgje Petrov të Shkupit, por ajo u desh të frenojë më herët, hedh atë pikërisht tek këta persona në lagjen e re të cilën në orën 15:00 u sulmuan me gurë dhe gjithë sendet tjera të forta nga ultra tifozët maqedonas të Vradarit Komitet.
Këta fëmijë u ndjenë të trishtuar nga vandalizmi i tifozëve nacionalist maqedonas.
Bilanci i sulmit përveç këtyre veturave të dëmtuara është më shumë se 20 shqiptar të lënduar.
Shumica e këtyre personave gjenden në klinikën shtetërore në Shkup ku po mbahen për mjekime. Ata u sulmuan nga komitet të cilët po udhëtonin për në lagjen Gjeorgje Petrov të Shkupit për të parë ndeshjen e futbollit mes dy ekipeve rivale maqedonase.
Autoritet policore në vendin e ngjarjes arritën tepër vonë. Siç njoftoj mediat në stacionin policor, po mbahen 10 persona.
Ministria e Brendshme tha se kryesit e këtij akti të dhunshëm do të përgjigjen në konform ligjeve të republikës së Maqedonisë./tvklan.al