Aida Shtino: “Në këto momente kemi tejkaluar orarin tonë të emisionit. Kemi mbërritur rreth orës 3 të mëngjesit të ditës së shtunë, pra kemi tejkaluar orarin tonë. Dua t’ju vë në dijeni se sot kemi filluar 3 orë me vonesë nga ora jonë kryesore gjithsesi kërkojë ndjesë të gjithë familjarëve të tjerë të cilët nuk kemi pasur mundësi të publikojmë rastet e tyre natën e sotme.”
Njerëz të Humbur, maratona e një nate të suksesshme dha një tablo të realitetit shqiptar i cili shpaloset në jetë njerëzish që janë në pas gjithçka. Minutat e para përpos paraqitjes së kërkimeve të shtetasve shqiptar vijuan me publikimin e rastit të Dashurie Shehut, e cila prej 2 javësh për arsye kontradiktore ndodhet e izoluar dhe pa pasur kontakte me familjarët. Megjithëse me një familje të qetë e të lumtur, një distancë kilometrike mban të fshehtën e 46 vjeçarit Fadil Seferi.
“Kjo ishte një befasi, dmth kurrë nuk na e ka prerë mendja, të largohet dikush, një baba, një familjar, një burrë, një zot shtëpie që të largohet për një kohë kaq të gjatë.”
Një vëmendje e veçantë mbrëmjen e shkuar ju kushtua dhe rasteve të Ismete Jackaj, Arjan Hoxhës dhe Bledion Terpollarit. Kërkimet vazhdojnë./tvklan.al