I pranishëm do të jetë edhe komisioneri Oliver Varhelyi
Mbahet sot në Tiranë takimi zyrtar i “Ballkanit të Hapur” me praninë e Kryeministrit Edi Rama, Presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, ndersa online takimit do t’i bashkohet dhe komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Fillimisht të tre liderët do të zhvillojnë një takim të shkurtër pa praninë e delegacioneve të tyre dhe më pas do të zhvillohet seanca plenare ku do të ketë diskutime për të ardhmen e axhendës së “Ballkanit të Hapur”.
Rreth orës 11:30 është parashikuar të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe më pas forumi i Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal. Në orën 13:00 të tre liderët do të dalin një konferencë për mediat. Gjatë këtij takimi është parashikuar që të përmbyllen 5 marrëveshje.
Marrëveshja e parë është për kushtet për aksesin e lire në tregun punës, ndërsa marrëveshjet e tjera kanë të bëjnë me: skemat e përbashkëta për identifikimin elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore dhe për njohjen e ndersjelltë për operatorët ekonomikë.
Tv Klan