Ne një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan ishin çifti i këngëtarëve, Mihrije Braha dhe Naim Abazi nga shtëpia e tyre në Prishtinë. Ata janë të martuar së bashku që prej 35 vitesh dhe kanë një djalë që quhet Plator.

Të pyetur nga moderatorja si po ju shkon izolimi, me shaka Naimi thotë se edhe sot u bë gati për të dalë deri në ballkon. Më tej, ai shton se ka dalë pothuajse nga shtëpia çdo ditë për shkak të punës, por ata që i kanë qëndruar strikt izolimit kanë qenë bashkëshortja e tij Mihrije dhe djali Plator.

Që nga data 13 Mars, Mihrije është vetëizoluar dhe tregon se tani po vështirësohet edhe më shumë gjendja emocionale.

Naim Abazi: Situata është kështu, u përgatita, u lava, u vesha, u rregullova, u parfumosa dhe ja po dalim në ballkon.

Rudina Magjistari: Ti ke patur mundësi të dalësh apo jo sepse ke vazhduar me programin tënd?

Naim Abazi: Po, unë në realitet kam dalë gati çdo ditë, se kam patur punë, kurse Mihrije dhe Platori i janë përmbajtur strikt karantinës, 1 muaj dhe 10 ditë brenda.

Mihrije Braha: Që nga data 13 Mars, unë dhe Platori u vetëizoluam, kështu që nuk kemi lëvizur. Tani po na vështirësohet pak ajo ndjenja emocionale sepse e do zemra, shpirti dhe syri të marrë ajër të pastër, të takojë miq, familjarët. Po na mungojnë ç’është e vërteta./tvklan.al