Statusi i ish-të përndjekurve politikë përbënte çështjen kryesore të debatit në mbledhjen e byrosë parlamentare. Opozita kërkoi që projektligji për dëmshpërblimin e tyre të shqyrtohet në komisionet parlamentare, pavarsisht se fatura financiare nuk është bërë ende gati nga qeveria. Ky propozim nuk gjjeti mbështetjen e mazhorancës e cila argumentoi se projektligji nuk duhej të miratohej në kuvend pa koston reale që i shkakton buxhetit të shtetit çdo i dënuar apo i përndjekur politik gjatë periudhës së regjimit komunist.
Namik Dokle: “Unë nuk kam ndonjë kundërshtim që diskutimi në komisione të fillojë, por nuk mund të kalojë në seancë plenare brënda kty jav, ktyre dy javëve, sepse do mashtronim njëri tjetrin, sepse edhe diskutimet në komision kanë një proçedurë të caktuar dhe ndërkohë nuk është problemi ktu që qeveria cakton faturën, sepse ka disa lloj kërkesash, kërkesa të cilat edhe nga pikpamja ligjore duhen parë edhe nga pikpamja e mundsive të përballimit duhen parë, sepse një grupë përfaqsusish të ksaj shtrese kërkojnë x (iks) kompensim, një grup tjetër x-y (iks minus ypsilon), një grup tjetër x-y-z (iks minus ypsilon minus zeta) e kshu me radhë.”
Bamir Topi: “ Juve pranuat që ka një paaftsi nga ana e qeverisë e cila e ka për detyrim kushtetus që të nxjerrë faturën financiare, bile kemi qenë ne që i kemi thënë nëse nuk është në gjëndje të nxjerrë faturë fiananciare, minimalisht të nxjerrë skemën e financimit, skemë e cila mund të shtrihet në vite, por unë mendoj që nuk është thjesht paaftësia ktu, ka dhe një mungesë totale të vullnetit poltik për ta ralizuar.”
Namik Dokle: “Ti e kupton shumë mirë që kungulli i pjekur n’diell është më i mirë se ai pjekur n’hije”
Me insistimin e opozitës mbledhja e byrosë së kuvendit vendosi të përfshijë në axhendën e punimeve të komsioneve parlamentare edhe projektligjin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë./ tvklan.al