Pushuesit që kanë zgjedhur të pushojnë në Shëngjin nuk do ta kenë problem trafikun. Është drejt përfundimit rruga e Shëngjinit që lidh Kunën me zonën e Hidrovorit. Punimet i inspektoi edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu. Ai dha dhe datën ku do të hapet kjo rrugë.
Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë Lezhë: Më 1 korrik do të kemi rrugën gati. Kur të fillojë turizmi duke u ngritur që normal është korriku është muaji që jep dozën e kërkuar, ne jemi në një rrugë më shumë dhe në një mundësi më shumë për të dalë nga trafiku i tmerrshëm që na ndodh ne shpesh.
Në këtë aks nuk do të kalojnë mjetet e tonazhit të rëndë.
Pjerin Ndreu, kryetari i Bashkisë Lezhë: Do të përdorim me një kalim gjatë kohës së plazhit, pastaj gjatë dimrit do të jetë me dy. Nuk lejohen mjetet e rënda dhe mendoj se do të influencojë dhe ndikojë në lehtësimin e daljes nga Shëngjini, pra në zbutjen e problematikës së trafikut në ditët e pikun të pushimeve.
Rruga është 3.1 km e gjatë dhe është një investim i Bashkisë së Lezhës financuar edhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Klan News