Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni do të vijë të mërkurën në një vizitë të shkurtër në vendin tonë. Rreth mesditës ajo do të ndalet fillimisht në Shëngjin, për të parë nga afër qendrën e pritjes dhe më pas në Gjadër ku vijojnë punimet për ndërtimin e kampit ku do të strehohen emigrantët.
Meloni do të shoqërohet nga kryeministri Edi Rama me të cilin do të kenë edhe një konferencë për shtyp.
Duke folur para kabinetit të saj qeveritar këtë të martë ajo deklaroi se do të vijë në Shqipëri për të verifikuar, zbatimin e protokollit që ka nënshkruar në muajin nëntor me kryeministrin Edi Rama, të cilit thotë se do t’i konfirmojë solidaritetin e gjithë qeverisë italiane për sulmet që ka marrë për këtë çështje.
“Do të verifikoj atje gjendjen e punimeve të qendrës të pritjes në Shëngjin dhe te përpunimit të të dhënave ne Gjadër”, u shpreh Meloni.
Mediat italiane kanë zbuluar se synimi është që qendrat të bëhen funksionale në muajin nëntor.
Tv Klan