Pescara arriti të kthehet në Serie A dhe për këtë merita është edhe e kapitenit të saj Ledian Memushaj. Mesfushori e konfirmoi formën e mirë edhe në finalet e Euro 2016.
29 – vjeçari ishte ndër protagonistët, në debutimin e Shqipërisë në këtë turne, aq sa të këshillohet nga “Sky Sport” si një nga lojtarët që duhet vëzhguar.
Në faqen e saj, “Sky Sport” shkruan se golin e vetëm të Shqipërisë e shënoi Armando Sadiku, por një ndihmë të madhe dha Ledian Memushaj.
Shqiptari është vendosur në të njëjtën përzgjedhje të fazës së grupeve të Euro 2016, sëbashku me Dimitri Payet të Francës, Nolito të Spanjës apo Marko Pjaca të Kroacisë.
Interesi për Ledian Memushajn nuk mungon, por Pescara nuk do ta humbasë dhe kërkon rreth 5 milionë euro për kapitenin e saj.
Bologna e ka kërkuar, por oferta ka qenë më e ulët.
Tv Klan