Shkollat hartojnë rregulloret e brendshme
Të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend janë gati për të hapur dyert në 14 Shtator.
Bazuar në udhëzuesin e hartuar nga Ministria e Arsimit, ato tashmë kanë hartuar rregulloret që do të duhet të zbatohen në kuadër të masave anti-covid.
Në shkollën Gustav Majer, drejtoresha shpjegon se mësimi do të jetë i ndarë në 33 klasa me dy turne me rotacion.
“Më shkollën tonë me dy turne 8-11 dhe nga 12 deri në 15:00. Siç mund ta shohim, distancimi nga banka në bankë shkon deri në 2 metër, çdo nxënës kane numrin e vetë, në çdo kat ka mësues, nxënësit dalin një herë”.
Hyrja dhe dalja e nxënësve do të jetë e monitoruar.
“Fëmijët hyjnë duke ndjekur shigjetat orientuese, pozicionimi i fëmijës nën kujdesin e mjekës dhe psikologes, mbajtja e maskës rekomandohet por personalisht në fazat e para do isha dhe ta mbanin. Lëvizja do të jetë vetëm në raste emergjente. Ushqimi në klasë nuk lejohet”.
Përpara fillimit të shkollës, mësuesit do të informojnë prindërit për orarin se kur duhet të paraqitet çdo fëmijë në shkollë, ndërkohë që do të ketë numër personal që është i vendosur në bankë ky numër do t’i orientojë ata se ku do të ulen duke respektuar distancimin fizik.
Krahas numrit orientues, në banka nxënësit kanë edhe dezinfektant që do të duhet ta perdorin gjatë kohë qëndrimit në klasa.
Tv Klan