Uniformat blu bien në grackën e “Stop”, në kamionin e “dyshimtë” zbulojnë që ka….
Rasti i sotëm i denoncuar nga emisioni “Stop” në Tv Klan dëshmon me zë dhe me figurë se si Policia e Gjirokastrës përdoret dhe urdhërohet nga një qytetar i zakonshëm.
Bëhet fjalë për rastin Buzheri, të cilin “Stop” e ka trajtuar në Nëntor të vitit 2019. Para dy muajsh, emisioni transmetoi se si 30 milionë Dhrahmi të të ndjerit Hajro Buzheri, u morën nga llogaria bankare e këtij të fundit në vitin 1999 nga vëllai i tij, Islam Buzheri. Ishin pikërisht djemtë e të ndjerit Hajro Buzheri që denoncuan pranë “Stop” xhaxhain e tyre, Islam Buzherin. Ky i fundit u filmua duke pranuar se kishte marrë nga llogaria e vëllait të tij 30 milionë Dhrahmi, që sot llogariten rreth 150 mijë Euro, dhe këto para nuk ja dha djemve të viktimës. Praktikisht, mund ta konsiderojmë një grabitje.
Kjo ishte sa për kujtesë për problematikën e trajtuar në Nëntor 2019. Sonte, emisioni “Stop” denoncon se Islam Buzheri, me paratë që mori nga llogari bankare e vëllait të tij të ndjerë, hapi një biznes privat të quajtur Gjibu. Aksioner në këtë biznes ishin vetë Islam Buzheri dhe babai i tij, të dy me nga 50% aksione. Djemtë e të ndjerit Hajro Buzheri punojnë gjithashtu në këtë fabrikë, të cilët përdorin aksionet e gjyshit të tyre. Pak kohë më vonë, dyshohet se përmes falsifikimeve Islami kaloi gjithë pronësinë e biznesit në emër të gruas, dhe i ndryshoi emrin në “Kovi Al”. Por, çështja shkon në gjykatë dhe fiton gjyshi i vëllezërve. Këta dy të fundit vazhdojnë të punojnë në fabrikë. Por, xhaxhai i tyre lajmëron policinë sa herë që dy të rinjtë transportojnë materialet e tyre, dhe i akuzon për vjedhje?! Policia e Gjirokastrës duket se është e gjitha në dispozicion të Islam Buzherit, sa herë që ky i fundit ka nevojë.
“Islam Buzheri, në vitin ’99 mori 30 milionë Dhrahmi të babait tonë, dhe i pranoi vetë. Ai ka ndërtuar këtë fabrikë, bashkë me gjyshin tim ortak. Aksionet janë 50 me 50. Këtu vazhdoi puna mirë, pastaj Islami filloi ja hodhi nuses së tij të gjitha me emër “Kovi Al”, një kompani tjetër në të njëjtin subjekt, në të njëjtin vend. Ne vinim pyesnim, s’na jepte njeri shpjegim. Sot e ka marrë gjyshim im në menaxhim, është bërë administrator. Gjyshi s’ka hedhur asnjë lloj firme, po këtu ngaqë jemi në Gjirokastër ai ka bërë çfarë ka dashur. Dhe erdhi momenti gjyshi u fut nëpër gjyqe. Kovi këtu nuk ekziston, ka vendosur gjykata me formë të prerë. Kur shesim, na vjen policia. I merr Islami në telefon. I thotë që këta vjedhin mallin. Kur ne jemi me fatura, me çdo gjë. Policia vjen këtu, na merr në komisariat, na lëshon, vazhdojmë punën prapë, shesim prapë të nesërmen, na merr prapë”, thotë njëri prej vëllezërve Buzheri, duke denoncuar xhaxhain.
Edhe inspektori i zonës së Lazaratit, Jaçe Recka, është filmuar nga kamera e “Stop” i veshur me uniformë policie duke hipur në makinën personale të Islam Buzherit, ky i fundit një qytetar i zakonshëm.
Jaçe Recka- O zoti Alfons, edhe ti zoti Gjeto!
Alfons Buzhera – Po zotëri!
Jaçe Recka – Hipni në makinë të patrullës në komisariat!Ti do mbash përgjegjësi, deri sa të vijnë kta për magazinën!
Alfons Buzheri – Të lutem! Presion mos bën ti,të lutem, Jaçe!
Jaçe Recka- Hajde shpejt, se po pret patrulla!
Alfons Buzheri – Jaçe, si hajde shpejt?
Alfons Buzheri –S’ke si më shoqëron mua ti në pronë time, në pronë private, dëgjon ti? Që ke marrë lekët nga Islami, nga 100 mijë lekë-200 mijë lekë.Po sqaroje mirë, se e kam xhaxha unë atë edhe po na fut në një konflikt të paparë! Kaq ke nga mua. Në rregull ëëë? Ti duhet të vish këtu e të na ulësh neve, jo të bësh nga këto gjëra ti, se po më vjen me rroba civile o vlla. Je njësoj me mua, kush je ti? A do vij në komisariat unë? Kush je ti? Më jep emër mbiemër! Kush je, se ti je civil? Kush je, mo vlla?
Jaçe Recka -Hip në makinë atje!
Alfons Buzheri -Kush je, që të hipi në makinë?
Jaçe Recka -Hip në makinë, pastaj ta them unë, se kush jam!
Alfons Buzheri –Më bën presion mua ti?!
Jaçe Recka- Hip te makina atje!
Alfons Buzheri –Jo nuk hipi në makinë vllai, nuk hipi!Do të njof unë ëëë?
Jaçe Recka- Filma me mua mos bëj tjetër herë!
Alfons Buzheri –Filma s’bëj unë! Këtu jeni në pronë time tani. Keni ndonjë problem, që vini këtu?
Jaçe Recka – Mos i ngatërro tashi muhabetet!
Alfons Buzheri -Unë do ngatërroj muhabetet? Këtu jeni në pronën time. A keni ndonjë problem, që vini këtu? O zoti shef! Zoti inspektor i fshatit! Ke ndonjë problem vlla, që ke ardhur këtu?
Jaçe Recka –Unë jam inspektori, që mbuloj njësinë administrative të Lazaratit.
Alfons Buzheri –Po zotëri!
Jaçe Recka –Nga ki moment deri në orën 8.30 nesër në mëngjes, nuk do bësh shitje, deri sa të bëni një marrëveshje!
Alfons Buzheri –Kush? Kush? Unë?
Jaçe Recka –Po!
Alfons Buzheri –Unë dua të bëj shitje këtu vëlla!
Jaçe Recka –Mirupafshim e gjithë të mirat!
Alfons Buzheri – Të jesh mirë vëlla! Kush e ka bërë ankesën vëlla? Mund të më sqarosh pak zotëri? …O vëlla! O zotëri! Të lutem a erdhe këtu? Mund të më sqarosh pak mua të lutem! O zotëri! Të lutem o vëlla! Ke ardhur këtu në pronën timë o vëlla! Mund të më sqarosh pak, se do ta bëj problem edhe njëherë këtë gjë! Ke ardhur në pronën time o zotëri këtu…! Ke ardhur në pronën time…Të lutem, për ca ke ardhur këtu? Ke marrë lekë nga Islam Buxheri? Të ka paguar, që hipën me të në makinë..? Të ka paguar???
Alfons Buzheri –Zotëri pse zbrite nga Islami? Të ka paguar? Të ka paguar mo zotëri? Më kthe përgjigje zotëri! Ke ardhur në pronën time këtu…! O zotëri..! O zotëri! Do vish pak këtu, të më japësh pak mua sqarime, për ca arsye ke ardhur këtu, mo vlla? Kështu funksionon shteti vlla, si funksionon ti?!
Për të provuar dështimin spektakolar të Policisë së Gjirokastrës, gazetari i “Stop” organizoi një kurth. Stafi mori një kamion dhe e futi brenda biznesit të familjes Buzheri me pretendimin që të blente materiale hekuri. Sapo Islam Buzheri shikon kamionin, lajmëron menjëherë Policinë e Gjirokastrës, e cila vjen pa vonesa. Ndërsa vetë Islami bën vetëgjyqësi duke parkuar makinën e tij para derës së biznesit në mënyrë që kamioni të mos largohej. Gracka e emisionit “Stop” funksionoi.
Gazetari i “Stop” që kishte shkuar në Gjirokastër pyet policët rrugorë përse makinës së Islam Buzherit nuk i vendosin gjobë që ka parkuar në mënyrë të paligjshme dhe mbi trotuar. Ata heqin përgjegjësinë nga vetja dhe thonë “pyesni inspektorin”. Gazetari e pyeti edhe këtë të fundit, por inspektori bën “ping-pong” me policët e qarkullimit.
Gazetari i Stop: Zotëri, kemi treçerek ore këtu në shi dhe makina nuk hiqet. Çelësat i ka zotëria, ta hapë dhe të lirojë rrugën, ta lemë mënjanë konfliktin që ka familja.
Inspektori i Policisë Gjirokastër: Është sektori i qarkullimit rrugor që e mbulon këtë pjesë.
Gazetari i Stop: Po ai tha të pyesim inspektorin. Nuk funksionon kështu Policia e Shtetit.
Inspektori i Policisë Gjirokastër: Ai është për tjetër sektor, unë jam për tjetër. Unë jam inspektor zone.
Gazetari i Stop: Po a mund të urdhërohet të hiqet?
Inspektori i Policisë Gjirokastër: Është qarkullimi rrugor që merret me atë pjesë.
Gazetari i Stop: Ju për çfarë keni ardhur këtu? Për t’u lagur në shi?
Gazetari i Stop pyet policin e qarkullimit: Zotëri ku është pengesa që nuk po veproni se u habitëm? Nuk mund ta lëvizë pak më mbrapa ai? S’e ke kaq fuqi t’i thuash ta parkojë në një vend më të përshtatshëm?
Polici rrugor hesht. Asnjë përgjigje.
Kamioni i kamufluar i “Stop” del më në fund nga fabrika. Nga pas i vihet Islam Buzheri me makinë private. Pas disa kilometrash, kamioni ndalon. Islam Buzheri afrohet me kureshtje për të parë materialet që ndodheshin brenda. Aty zbulon se gjithçka ishte një inskenim i realizuar nga emisioni “Stop”. Brenda kamionit kishte vetëm dy qingja. Si për “çudi”, tek kamioni u afrua edhe një patrullë e Policisë së Gjirokastrës, që sigurisht ishte njoftuar nga Islam Buzheri.
Emisioni “Stop” e solli këtë rast për të kuptuar se çfarë ndodh me policinë nëpër rrethe. U pa me zë dhe me figurë se si një qytetar i zakonshëm dhe pa asnjë fuqi juridike urdhëronte Policinë e Gjirokastrës që të vihej në shërbim të tij. Për qëllime të pastra përfitimi apo jo, këtë nuk dimë ta themi, por ja lëmë në dorë autoriteteve ta hetojnë. /tvklan.al