Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, Ka kritikuar sërish Sali Berishën dhe Edi Ramën, për qëndrimet e tyre për Kodin e ri zgjedhor.
Ilir Meta: “Lidhur me qëndrimin e PD apo më saktë të zotit Berisha, natyrisht që ka një inkoherencë e cila ka të bëjë do të thosha jo vetëm me pa qëndrueshmërinë e tij si një karakter politik që nuk është rasti i parë për këtë çështje, por mendoj se ka të bëjë në mënyrë të veçantë me përpjekjen e tij për të shmangur përgjegjësinë nga çdo problem që mund të kenë zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Do të kemi marrëveshje të hapura për programe të specializuara kundër manipulimit në vende ku zgjedhjet janë me probleme, pikërisht që ne të japim ato garanci shtesë që nuk mund t’i japi dot ky kod për shkak të mungesës, vullnetit politik të lidershipit të PS-së në radhë të parë, sepse aty është fokusuar tashmë gjithë”.
Meta foli dhe në lidhje me qëndrimin e Partisë Socialdemokrate duke thënë se PSD ka dalë si rezultat i dushkut dhe jo nga votat e shqiptarëve. Gjithashtu ai tha se kthimi i kodit zgjedhor në kuvend është një vendim i Presidentit dhe jo i LSI-së, ndaj dhe deputetët socialistë duhet të kthehen në seancën plenare. Kryetari i LSI-së i bëri këto deklarata gjatë marrjes së çmimit “Njeriu i vitit 2008” dhënë nga gazeta Tirana Observer./tvklan.al
Operator : Petrit Xhaferri