Presidenti Meta do të marrë pjesë në samitin e procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore në Sarajevë, kurse të martën do të marrë pjesë në takimin e presidentëve.
Korrespondenti ynë në Beograd, Idro Seferi, njofton se lajmin e ka bërë të ditur Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe. Ky lajm u konfirmua më pas edhe nga Presidenca.
Në takim refuzoi të marrë pjesë ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo për shkak të kryesuesit të presidencës boshnjake, përfaqësuesit serb, Millorad Dodik. Në këtë samit janë shkruajtur vetëm emrat e kryeqyteteve dhe jo shteteve anëtare që marrin pjesë.
Kjo është hera e dytë që Thaçi anulon vizitën, kurse mediat e rajonit shkruan se me këtë samit fillon zbatimi i politikës së përbashkët të jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë.
Tv Klan