Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka humbur epitetin 17 vjeçar të gruas më të admiruar nga amerikanët.
Sipas një sondazhi të realizuar nga Gallup, në krye të listës tani qëndron një tjetër ish-Zonjë e Parë e SHBA-së, Michelle Obama.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama është renditur i pari në listën e burrave që admirojnë më së shumti amerikanët, duke ruajtur këtë pozitë për vitin e 11-të me radhë.
Presidenti amerikan, Donald Trump është renditur i dyti në listë, për të katërtin vit.
Gallup ka kryer këtë sondazh vjetor nga vitit 1946, duke përjashtuar vetëm vitin 1876.
Pesëmbëdhjetë për qind e 1,025 amerikanëve që kanë marrë pjesë në sondazh kanë thënë se Michelle Obama është e pëlqyera e tyre.
Michelle aktualisht është duke promovuar librin e saj “Becoming.”
Oprah Winfrey është renditur e dyta në listë, e përcjellur nga Hillary Clinton dhe më pas Zonja e Parë amerikane, Melania Trump.
Gallup ka thënë se sondazhi është kryer më 3-12 Dhjetor dhe se shkalla e gabimit mund të jetë plus ose minus 4 për qind të pikëve./VOA