Milani është pranë rinovimit të kontratës me portierin Mike Maignan. Palët janë në fazën e fundit të bisedimeve, që kanë shkuar pozitivisht dhe në ditët e ardhshme pritet të vijë firma.
29-vjeçari do të nënshkruajë rinovimin deri në verën e vitit 2028, ndërsa do të përfitojë një pagë prej 7 milionë eurosh në sezon, përfshirë bonuset.
Maignan ka kontratë deri në vitin 2026 dhe drejtuesit e kishin prioritet prej kohësh rinovimin, për të cilin marrëveshja është arritur.
Francezi është kthyer në një nga shtyllat kryesore të ekipit dhe ka rëndësi të veçantë, jo vetëm për pritjet që bën në portë, por edhe për lojën me këmbë, që ndikon në ndërtimin e aksioneve nga poshtë. /tvklan.al