Ka nisur zyrtarisht numërimi mbrapsht për Alvaro Moratën te Milani!
Drejtuesit e kuqezinjve do të jenë në Madrid të mërkurën për të paguar klauzolën prej 13 milionë euro te Atletico dhe për të ndjekur nga afër vizitat mjekësore të sulmuesit.
Pas triumfit në Kampioantin Europian, 31-vjeçari do të niset për pushime. Lojtari do të firmosë një kontratë katër-vjeçare me “Djallin”, me opsionin për të rinovuar edhe për një tjetër vit, ndërsa do të përfitojë 5 milion euro në sezon, raporton sportmediaset.
Morata do të jetë përforcimi i parë i Fonsekës. Por largimi nga bardhekuqtë nuk do të jetë i thjeshtë për lojtarin.
Presidenti Cerezo e bëri të qartë se sulmuesi spanjoll vendosi vetë të largohej nga Colchoneros dhe gjithashtu për këtë arsye tifozët nuk e pritën shumë mirë.
Në rrjetet sociale ka pasur reagime ku është shprehur pakënaqësia, por duket se Morata e ka vendosur të ardhmen e tij.
Me Atletiko Madridin ai ka luajtur në 117 ndeshje në la Liga, ku ka shënuar edhe 46 gola.
Klan News