Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Ministri i Rendit Spartak Poçi ka takuar sot një përfaqësi të komunitetit studentor, të Qytetit Studenti. Ministri Poçi është interesuar për problemet dhe kushtet e banorëve të kësaj qyteze. Studentët pasi kanë vlerësuar ndryshimin e disa elementëve të jetesës këtu, përfshi edhe qetësinë, kanë kërkuar vënien në punë të disa ambienteve shkollore, siç janë kinoklubi dhe biblioteka. Po ashtu kanë kërkuar të ndërhyet për pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit. Ditën e hënë do të zhvillohet një takim i përbashkët, mes përfaqësisë së studentëve me deputetin e zonës dhe drejtuesit e kësaj ndërmarrje./tvklan.al