“Ministria e Drejtësisë po punon për të arritur nivel të njëjtë të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore me ato të vendeve evropiane, kësaj përpjekje madhore nuk i shërben dizinformimet sidomos kur ato kanë si synim të pështjellojnë tymnajën e ngritur, për më tepër statistikat të lexohen mbrapsht për qëllimin e vetëm për të luftuar pa princip mazhorancën qeverisëse. Sjellim në vëmendjen tuaj se situata e ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore në 29 zyrat përparimore për periudhën janar-shtator 2008, rezulton si vijon, 15621 çështje janë regjistruar por ekzekutim, 3875 çështje janë ekzekutuar, 1946 çështje janë pushuar, 7523 çështje në ekzekutim brenda afateve procedurale, 211 çështje të refuzuara, 814 çështje të pezulluara me vendim gjykate, 568 çështje të transferuara, 36 çështje pushuar për shkak të shfuqizimit të urdhrit ekzekutiv. Kështu rezulton që 85% të çështjeve ligjore u është dhënë zgjidhje ligjore.”/tvklan.al