24 lojtarë stërviten nga trajneri Sylvinho

Kombëtarja shqiptare nisi përgatitjet për dy takimet miqësore ndaj Kilit me 22 mars dhe Suedise tri ditë më pas. Përballja ndaj amerikano-latinëve do të luhet në stadiumi ‘Ennio Tardini’, në Parma të Italisë, ndërsa ndaj skandinavëve në impiantin ‘Friends Arena’ të Stokholmit.

Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e së hënës seancën e parë stërvitore në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit”. Fillimisht lojtarët punuan në palestër, ndërsa më pas dolën në fushën e lojës.

Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho u stërvitën 24 lojtarë, një pjesë e të cilëve morën ngarkesë të plotë fizike, ndërsa futbollistët që luajtën të dielen në kampionatet respektive punuan veçmas.

Me kuqezinjtë u stërvitën edhe lojtarët e ekipit Shpresa.  Qazim Laçi dhe Naser Aliji u bashkuan  gjatë mbrëmjes me ekipin. Kombëtarja do të qëndrojë në Tiranë deri të enjten në mëngjes për t’u nisur më pas drejt Italisë ku do te zhvillohet ndeshja me Kilin.

Klan News