Vitet e fundit, Lorenc Hasrama është kthyer në një prej pjesëmarrësve të rregullt të “Këngës Magjike”. Këtë vit, ai është prezantuar me këngën “Shko”, një baladë për një dashuri të humbur. Por nuk ka veç dashuri të humbura, por edhe miqësi që humbasin gjatë rrugës së karrierës.
Në një bisedë me “Aldo Morning Show” në Tv Klan, këngëtari foli edhe për anën jo edhe aq të bukur të industrisë së muzikës. Fama, suksesi dhe terreni i vështirë i muzikës mund të sjellë humbjen e miqve, ndonëse ai është përpjekur të ruajë sa më shumë marrëdhëniet e tij që mos të ndodhë.
Aldo: Kur rritesh në këtë industri, fiton miq apo humbet miq?
Lorenc Hasrama: Faktikisht humbet miq, por në rastin tim nuk është se ka ndodhur se unë mundohem t’i ruaj shumë njerëzit që kam afër dhe kjo mund të shkojë deri… në thonjëza, në sakrifikimin e disa gjërave që unë mund të mendoj për të bërë.
Aldo: Nga vjen kjo humbja e miqve, konkurrenca, keqkuptimet apo influenca?
Lorenc Hasrama: Influencimi po e po, zë vend shumë të madh, por mendoj që vjen shumë edhe nga… ka disa njerëz që mund të jenë të aftë të bëjnë ndoshta çdo gjë për të arritur ato qëllimet e veta. Unë mendoj që në fund të ditës duhet të jesh njeri, pastaj artist./tvklan.al