Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ëmbël, modelja e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, nëpërmjet së cilës i ka uruar mirëseardhjen në botë.

Martini ka treguar se të voglin e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Kyree dhe ka rrëfyer se një nënë surrogate e ka sjellë në jetë djalin e tyre, të cilës i ka shprehur gjithë mirënjohjen.

“Djali ynë – Kyree Martini Savulescu, bekimi i dashurisë sonë, lindi dje më 2 dhjetor 2021 në Dallas, Teksas. Ne ishim me fat që mund të kemi fëmijën tonë me ndihmën e një nënë surrogate të jashtëzakonshme mbartës të shtatzënisë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës qenies njerëzore të jashtëzakonshme që solli në jetë djalin tonë! Zemrat tona janë plot dashuri dhe lumturi“, ka shkruar modelja krahas fotos të së birit./tvklan.al