Modelja me famë botërore, Angela Martini, i është bashkuar kauzës për sensibilizim për t’u ardhur në ndihmë banorëve që humbën shtëpitë pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur.
Në një postim në Instagram, Anxhela shpreh dhimbjen për tragjedinë që goditi vendin tonë pas ditë më parë, pas një lëkundje të fortë tërmeti me magtnitudë 6.4 ballë.
“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim.
Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.
Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti – ndihmo dike të mos jetë vetëm, duke dhuruar në platformën https://e-albania.al/donate/
#Dashuri, #Shprese, #Dritë”.