“Tragjeditë qenkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde”
5 min lexim - Publikuar 13:00, 4 Dhjetor 2019
Personazhet e njohur të showbizit kanë dhënë kontributin dhe
ndihmën e tyre për personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Një prej tyre është edhe Angela Martini, e cila përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se e vetmja gjë për të cilën lutet këto ditë është dashuri, shpresë dhe dritë për vendin tonë.
Angela gjithashtu shton se shumë gjëra, koha mund të na ndihmojë t’i harrojmë, por solidariteti dhe forca e treguar nga i gjithë kombi nuk mund të harrohet.
“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde… dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim. Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne, në këto ditë dhimbje. Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti, ndihmo dikë të mos jetë vetëm, duke dhuruar”.
Njëkohësisht, Angela ka treguar edhe vlerën e kontributit të
saj për familjet e prekura nga tërmeti.
“Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë”./tvklan.al