Çështja e trajtuar në emisionin “Stop” i mishit me origjinë nga Brazili, që importohej nga Kosova nga kompania “Apetit shpk”, nën etiketën “mish Kosove i therur në Janar 2024” ka patur reagime në të dy vendet.
Ministri i Bujqësisë në Kosovë, Fatos Peci, ka dalë publikisht për këtë rast, duke premtuar zbardhjen e këtij skandali brenda dy javësh.
Tani pritet, që të marrin përgjigje shumë nga problemet e ngritura në emision, që nga siguria ushqimore, falsifikimi i dokumenteve dhe evazioni fiskal./tvklan.al