Shqipëria duhet të sulmojë më shumë që të arrijë fitoren. Ky është mendimi i Mario Mitajt para takimit me Ukrainën që mbyll fazën e grupeve të Ligës së Kombeve. 

“Duhet ta mbajmë pikën e fortë që kemi në mbrojtje, po duhet të dalim edhe më shumë në sulm, duhet të krijojmë më shumë raste sepse goli kështu realizohet”, tha Mitaj.

Mbrojtësi 21-vjeçar në një intervistë për TV Klan tha se duhet të jenë të përqëndruar për ta arritur fitoren dhe më pas të shikohet rezultati i kundërshtarëve, që vlen shumë për renditjen përfundimtare.

“Nuk varet vetëm prej nesh, sepse është edhe ndeshja e Çekisë dhe Gjeorgjisë. Thjesht ne të mendojmë për ekipin tonë, të futemi të përqendruar dhe ta fitojmë këtë ndeshje”, tha Mitaj.

Mario Mitaj edhe pse i ri numëron 21 ndeshje me Kombëtaren A.

Tv Klan