Një muaji nga shkatërrimi që pësoi nga bombardimet ruse ambasada shqiptare në Ukrainë është rikonstruktuar.

Në inaugurimin e saj ishte i paranishëm edhe shefi i diplomacise shqiptare, Igli Hasani së bashku me homologun ukrainas Endrii Sibiha.

Teksa nuk munguan edhe në këtë ceremoni alarmet për bombardimet ruse në Kiev, kryediplomati Hasani në fjalën e tij tha se “ambasada shqiptare në Ukrainë është dëshmi për qëndrueshmërinë e Shqipërisë për një të ardhme të përbashkët evropiane.

“E hapur gjatë agresionit të vazhdueshëm rus kundër Ukrainës dhe e dëmtuar nga sulmet e fundit me raketa ruse, ambasada qëndron jo vetëm si një urë për bashkëpunimin afatgjatë midis vendeve tona, por edhe si një dëshmi për qëndrueshmërinë tonë dhe angazhimin e përbashkët për një të ardhme në paqe e progres dhe të një Evrope të bashkuar, të fortë dhe të begatë”.

Në Dhjetor të vitit të kaluar selia diplomatike e Shqipërisë në Kiev së bashku me ato të Argjentinës, Palestinës, Maqedonisë së Veriut, Portugalisë dhe Malit të Zi, të të vendosura në të njëjtën ndërtesë u dëmtuan nga bombardimet ruse në zonën e Kievit.

Gjatë vizitës në Ukrainë, Hasani u takua në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski, si dhe kryetarin e Parlamentit, Kryeministrin, zëvendëskryeministren dhe Ministrin e Jashtëm të këtij vendi. Ai ka rikonfirmuar se Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën në rrugën e saj drejt paqes, sigurisë dhe të ardhmes evropiane. Gjithashtu u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi, të fokusuar në bashkëpunimin dhe në integrimin evropian.

Tv Klan