Deputetja Monika Kryemadhi iu përgjigj hetuesve të Byros Kombëtare të Hetimit për gati 5 orë këtë të mërkurë.
Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dha shpjegime mbi një hetim që SPAK po kryen në lidhje me një pagesë për lobim në SHBA, disa pagesa për ndërhyrje kirurgjikale dhe verifikimin pasuror.
SPAK po e heton këtë dosje për disa akuza, mes të cilave “pastrimi i parave” dhe “mosdeklarim pasurie”. Për mediat, Kryemadhi tha se hetimi për këto çështje është regjistruar mbi kallëzime të rreme.
“Dëshmova për 2 kallëzime të rreme të bëra nga shërbëtorët e Erion Veliajt.”
Monika Kryemadhi u paraqit e vetme në Prokurorinë e Posaçme dhe u pyet si person që ka dijeni mbi rrethanat e hetimeve.
Më herët, për të njëjtën dosje është pyetur edhe nëna e deputetes, teksa janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e saj.
Tv Klan