Kremlini mohon se presidenti rus Vladimir Putin të ketë zhvilluar një bisedë telefonike me Donald Trampin.
Lajmi u publikua të dielën nga media amerikane Uashington Post, që citonte burime pranë presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara.
Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, e quajti atë “lajm të rremë“dhe “trillim“ dhe tha se nuk ka patur asnjë bisedë mes Trampit dhe Putinit.
“Ky është shembulli më i dukshëm i cilësisë së informacionit që po publikohet tani, ndonjëherë edhe në media me mjaft reputacion,” tha ai.
I pyetur nëse Putin kishte plane për ndonjë kontakt me Trump, Peskov tha: Nuk ka ende plane konkrete.
Më herët Uashington Post shkroi se Tramp i kishte kërkuar Putinit të mos e përshkallëzonte luftën në Ukrainë dhe se kishte premtuar se do të gjente zgjidhje për t’i dhënë fund luftës.
Klan News