Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen prej disa ditësh me motin e keq që ka përfshirë Iowa-n.

Dalja e lumenjve nga shtrati ka detyruar qindra banorë të braktisin shtëpitë e tyre. Niveli i lartë i ujit ka përmbytur rrugët dhe stuhitë kanë shkatërruar shtëpi e ura. Dëmet që la pas tornado përllogariten në qindra milionë dollarë.

Kalimi i tornados gjeti të papërgatitur një kamp bojskautësh, i cili u shkatërruar totalisht. Katër të rinj humbën jetën nga stuhia me erë të fortë dhe shi.

Por situata e vështirë mbetet edhe në Kansas, ku moti ka shkaktuar 2 të vdekur dhe 30 te plagosur.

Tornado ka marrë përpara shtëpi, ndërtesa dhe pemë, ndërsa në brigjet lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbizotërojë vala e të nxehtit përvëlues , e cila është bërë shkak i vdekjes së 30 personave.

Në Kaliforni temperaturat e larta mbi 40 gradë celsius kanë shkaktuar vatra zjarresh./tvklan.al