Reshjet e shiut kanë përfshirë vendin gjatë ditës së sotme. Moti i paqëndrueshëm me reshje dhe stuhi detare ka bërë që të pezullohet aktiviteti i mjeteve të vogla lundurese dhe ato të peshkimit në Durrës.
“Është ndaluar paisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 08:00 datë 23.12.2024. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marjen e masave për sigurimin e tyre. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 të datës 24.12.2024”, bëhet e ditur në njoftim.
Ndërkohë sipas IGJEO dhe SHMU, pjesën e dytë të ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet.
Në 23 Dhjetor, reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.
Njoftim për kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura gjatë datës 23.12.2024 !
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar gjatë datës 23.12.2024 duke filluar nga ora 08:00 datë 23.12.2024 ,deti Adriatik dhe Jon do te jene nen ndikimin e ererave te fuqishme me drejtimin JUG-JUG-LINDJE dhe VERI-VERI-PERËNDIM në forcën deri 6-7bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge deri 3.3 metra.
Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
1.Është ndaluar paisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 08:00 datë 23.12.2024.
2.Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.
3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
4.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 të datës 24.12.2024.
/tvklan.al