Policia Rrugore u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes në lëvizjet e tyre për shkak të motit të keq, që është i shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
U bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
Gjithashtu, Policia Rrugore bën të ditur se deri tani nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar, ndërsa njofton se “në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112”.
Sakaq Shërbimet e Policisë kanë rritur prezencën në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit me reshje shiu dhe në disa zona malore me reshje dëbore.
Tv Klan