Kjo javë ka nisur me mot të paqëndrueshëm, me shi në pjesën më të madhe të vendit dhe reshje dëbore në juglindje dhe veri.

Në Qafë-Thorë në rrugën drejt Thethit trashësia e dëborës ka arritur mbi 50 centimetra.

Autoritetet thonë se është punuar pa ndërprerje dhe rrugët janë mbajtur të hapura.

Sipas Meteoalb, moti do të mbetet i tillë edhe ditën e martë.

“Edhe dita e martë mbetet nën mbizotërimin e reshjeve të shiut, nuk do jenë problematike, deri në mesatare. Më të fokusuara do jenë në zonat jugore”, thotë Hakil Osmani.

Pas së mëkurës pritet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike.

“Dita e enjte, e premte sjell një mot të qëndrueshëm në gjithë territorin, do kemi vranësira dhe alternime të kthjellimeve”.

Por nga e mërkura temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme.

“Minimumet zbresin edhe -4 në zonat malore, maksimumet jo më shume se 15 gradë. Kjo javë do të jetë tipike dimri”.

Si pasojë e motit të keq, në disa zona në vend ka probleme me energjinë elektrike.

Tv Klan