Pas fillimit të vështirë, Arbnor Muja, duket se po gjen formën më të mirë në Turqi, aty ku është pjesë e skuadrës së Samsunspor.

Sulmuesi shqiptar, ishte protagonist me gol për skuadrën e tij në fitoren 1-3 ndaj Adana Demispor në transfertë.

Në minutën e 59-të, Muja pas një pasimi të marrë në zonë nga Marius, lëshoi një gjuajtje të fortë, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar dhe duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.

Ky gol barazoi shifrat, pas vendasit kishin kaluar të parët në avantazh dhe i hapi rrugën e përmbysjes Samsunsporit.

Për 25-vjeçarin shqiptar, ky është goli i dytë sezonal në Turqi, aty ku u transferua në merkaton e dimrit të kaluar nga belgët e Antwerp.

Në rast se vazhdon me këtë formë, nuk përjashtohet mundësia e grumbullimit të sulmuesit, për ndeshjet e Nëntorit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, pasi në ato të Tetorit nuk është ftuar nga trajneri Silvinjo. /tvklan.al