Napoli regjistroi fitoren e dytë minimale radhazi në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, triumfoi 1-0 në shtëpi ndaj Lecce-s.

Një sfidë e luftuar deri në fund, që u mbyll me suksesin e të kaltërve, të cilët vazhdojnë të qetë në krye.

Vendimtar rezultoi goli i Di Lorenzo-s në minutën e 73-të, për t’i dhënë sukesin vendasve. Kjo fitore e mban Napolin në vendin e parë në renditje me 22 pikë, 5 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.

Sfida e radhës do të jetë delikate për kryesuesit, pasi përballen me Milanin në transfertë, ndeshje e cila është planifikuar të luhet të martën. /tvklan.al