Zëri ikonik i Radio Tiranës, Vera Zheji është ndarë nga jeta. Në një reagim në rrjetin social “Facebook” lidhur me ndarjen nga jeta të ikonës së Radio Tiranës, Presidenti Bajram Begaj shprehet se vështirë që të ketë një person tjetër me cilësi të ngjashme si të saj.
Begaj shton se Vera Zheji do të kujtohet si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës.
“Sot u nda nga jeta Vera Zheji, zëri ikonik i Radio Tiranës. Një grua që pothuajse është e vështirë që të ketë të ngjashme në cilësinë e gazetares, spikeres dhe gruas me mendje të lirë. Spikere, gazetare, aktore dhe pedagoge e Fjalës Artistike në Institutin e Lartë të Arteve, Vera Zheji do të kujtohet me nderim si “zonja e madhe” e mikrofonit dhe skenës”, shkruan Presidenti.
/tvklan.al